Pizzeria Monalisa
Your Cart

Rreth Nesh

Proton Cable eshte prodhues i telit te bakrit, granulatit dhe kabllove elektrike te tensionit te ulet.

Operon prej vitit 2010, dhe me prodhim prej 800 Tonne vit, eshte lider i kabllove elektrike ne Kosove.

Proton Cable eshte paisur me linja te prodhimit te teknologjise se fundit dhe te gjitha produktet e prodhuara jane rreptesisht te vete-audituara nga laboratori i kontrollit te cilesise per t'u siguruar qe te ofrojme produkte me cilesi te vazhdueshme klienteve tane.

Proton Cable eshte e pajisur me standardet nderkombetare ISO 9001:2018, ISO 14001:2015, OHSAS 18001:2007, standardet Turke TS EN 60332-1-2/Al:2016 / A11:2017, TS EN 50575/Al:2016:2016-07, standardet Kroate per export ne Bashkimin Evropian HRN EN 50525-2-31:2012 dhe ka shpallur deklaraten e performances CE ndersa ne prodhim bazohet ne standardin Gjerman VOE. Ne vitin 2018 kemi investuar ne fabriken per perpunimin e telit te bakrit me linja te teknologjise se fundit ne kete sektor. Kapaciteti perpunues i telit unik te bakrit eshte 600 Ton ne Muaj per dimensionet nga 3.5mm deri ne 1.15mm. Per prodhimin e telave shumefijore dimensio­ net 0.10mm - 0.30mm, kapaciteti eshte 100 Ton ne Muaj.

Ne vitin 2021 me financim nga Unioni Evropian kemi themeluar fabriken per prodhimin e Granulatit dhe kabllove Halogen Free. Ne Forumin Ekonomik Nderkombetare "Perspektive" qe organizohet ne Dubrovnik te Kroacise Proton Cable eshte perzgjedhur nder 300 kompani mete suksesshme te Europes Qendrore dhe Juglindore per vitin 2016.